Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kundërshtuar edhe një herë kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për të propozuar kandidatin për nënkryetar.

Ajo tha se LDK nuk e sheh të arsyeshme që të propozojnë kandidatin, duke kaluar subjektin e dytë, PDK-në, pa propozuar kandidatin e tyre për nënkryetar.

“Nuk ua rekomandojmë ta hidhni në votim, por as nuk marrim pjesë në votim”, u shpreh Lushaku.