PDK reagon pasi djali i Haxhi Shalës u emërua Konsull në Çeki: Denigruese, shteti nuk mbahet me këtë logjikë

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka reaguar pasi Flakron Shala, djali i deputetit të AAK’së, Haxhi Shala, u emërua Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë.

Bytyçi përmes një postimi në rrjeitn social Facebook, ka thënë se është e pakuptimtë, puna e nepotizmit në sektorin publik.

“Shteti nuk mbahet me këtë logjik.”, ka shkruar ai tutje.

Postimi i plotë:

“Është i pakuptimtë, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik. Djali, motra, vëllai, baba, vajza, tezja, nipi, kushëriri, gruaja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend? Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!”, ka shkruar Bytyçi.