Zëdhënësi i fushatës zgjedhore të PDK-së, Blerand Stavilevci, tha se janë gjer më tash në mbi 200 mijë vota të numëruara nga komisionerët e partisë dhe se janë të lumtur numerikisht me rezultatin – për çka tha se ditëve në vijim do të kenë hapa konkretë.
Për rezultatin e Vetëvendosjes, nën 40% – pra rënie në mbi 10%, Stavilevci tha se qytetarët “ua kthyen shpinën…nuk kanë shumicë për qeveri”.
“Sot qytearët ia kthyen shpine kësaj qeverie, nuk e ka shumicën.
Sot është konfirmuar se ata besojnë që Kosova mundet më mirë, PDK si një forcë politike e rikthyer fuqishëm – do të jetë ajo që në krye me të, do të vendosim ditëve në vijim.







