Partia Demokratike e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit ka propozuar themelimin e komisionit hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarret në IML.

Abelard Tahiri e bëri propozimin në emër të grupit parlamentar të PDK-së.

“Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, propozova themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe zjarret e mistershme në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimi parlamentar është i domosdoshëm sepse humbën provat e vdekjes së Astrit Deharit dhe disa herë flakët e kapluan ndërtesën e Institutit, i cili është nën menaxhimin e drejtpërdrejt të Ministrisë së Drejtësisë”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=mC73ivPbE6Q&t=56s