PDK: Komuna e Shtimes nuk i furnizon me dru shkollat dhe QKMF-të

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në Komunën e Shtimes, përmes një reagimi për media ka kritikuar  ashpër qeverisjen aktuale të kryetarit, Qemajl Aliut, për dyshimet e keqpërdorimet të tenderit furnizues me lëndë djegëse në institucionet publike.

PDK ka kritikuar ashpër kryetarin e Shtimës, Qemajl Aliun,  dhe koalicionin LVV-LDK-AKR, për keqpërdorim dhe mos furnizim të shkollave dhe QKMF-të me dru.

“Qemajl Aliut dhe koalicionit LVV-LDK-AKR, pas një viti në krye të ekzekutivit, iu doli një skandal i madh siç është keqpërdorimi i qindra metrave dru, duke mos i furnizuar institucionet (shkollat dhe QKMF) ashtu siç parashihej në kontratë”, thuhet në reagim

Po ashtu, PDK ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse t’i fillojnë hetimet për keqpërdorimet në Shtime.

“Ne e kemi  ngritur këtë shqetësim si subjekt politik në Kuvendin e Komunës, e po ashtu me këtë rast u bëjmë thirrje organeve gjegjëse që të zhvillojnë hetime dhe keqpërdoruesit të sillen para drejtësisë”, thuhet tutje në reagim.

Reagimi i plotë:

Jemi duke i përcjellë me shqetësim ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me dyshimet për keqpërdorim të tenderit për furnizim me lëndë djegëse për institucionet publike të komunës së Shtimes .

Qemajl Aliut dhe koalicionit LVV-LDK-AKR, pas një viti në krye të ekzekutivit, iu doli një skandal i madh siç është keqpërdorimi i qindra metrave dru, duke mos i furnizuar institucionet (shkollat dhe QKMF) ashtu siç parashihej në kontratë.

Ne e kemi ngritur këtë shqetësim si subjekt politik në Kuvendin e Komunës, e po ashtu me këtë rast u bëjmë thirrje organeve gjegjëse që të zhvillojnë hetime dhe keqpërdoruesit të sillen para drejtësisë.