PDK-ja në Fushë-Kosovë në gjendje gatishmërie për ndihmë në menaxhim të situatës pas përmbytjeve

Vendi është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të borës dhe shiut.

Dëme të mëdha materiale ka pësuar edhe komuna e Fushë-Kosovës, pamje që qarkulluan gjatë ditës së sotme edhe në rrjete sociale.

Përmes një postimi të bërë në FB, edhe Rrahim Tërnava, kryetar i Degës së PDK-së në këtë komunë, ka thënë se janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, me organizim dhe resurse humane për ta menaxhuar më mirë këtë situatë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Situata në komunën e Fushës Kosovës pas përmbytjeve si pasojë e të reshurave, kërkon mobilizimin e të giithëve për t’iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Ndonëse jam duke komunikuar vazhdimisht me banorët, kam lënë në dispozicion numrin e telefonit që të mund të bëjmë më të mirën në këtë situatë.

Fatkeqësitë natyrore janë të paevitueshme, por mund të jenë më të menaxhueshme në rast se autoritetet, në këtë rast, ato komunale, do të ishin të përgatitura edhe për situata të tilla.

Në qytet po ashtu kemi dëme të theksuara si pasojë e të reshurave dhe vërshimeve, për shkak se planifikimi i keq urban dhe problemet ekzistenciale me kanalizimet, e rrisin dukshëm potencialin që në rast të vërshimeve të ketë më shumë dëme.

Ne jemi në gjendje gatishmërie që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve, por i ofrojmë ndihmën tonë edhe Komunës së Fushë Kosovës, me organizim dhe resurse humane për ta menaxhuar më mirë këtë situatë.

Kryetari i Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rrahim Ternava 044 100 454