Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka deklaruar se subjekti i tij politik po gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët në këtë komunë.
Në takime të mbajtura në Drenas II dhe në lagjen e Feronikelit, Hajdari tha se PDK-ja po e “vërshon Drenasin me shpresë e angazhim”, duke theksuar se forca e partisë buron nga bashkërrugëtimi me qytetarët.
Ai premtoi se do të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për dinjitet dhe për një të ardhme ku të rinjtë e Drenasit do të shohin perspektivë për t’u kthyer dhe jo për t’u larguar.
“PDK-ja është uragan i fitores, i shpresës dhe i punës. Bashkë ia dalim për më mirë,” është shprehur Hajdari.







