PDK-ja mban nesër konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media gjatë ditës së nesërme.

Këtë e kanë bërë të ditur nga PDK, përmes një njoftimi për media.

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në ora 13:00 të ditës së diel.

Konferenca do të mbahet tek selia qendrore e PDK-së.