PDK-ja i bën gati kompjuterët për zgjedhje, Musliu thotë se këto janë ekipet që garantojnë fitore

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet më 22 gusht duke i hapur rrugë kështu mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas parashkimeve, zgjedhjet mund të mbahen më 29 shtator ose më së largu më 6 gusht.

Tashmë partitë politike i kanë nisur përgatitjet, duke e filluar fushatën shumë kohë para afatit zyrtar të përcaktuart më ligj, shkruan Ballkani.info.

E në vazhdën e këtyre përgatitjeve hyn edhe PDK-ja, partia që ka qeverisur me vendin për më shumë se 12 vjet.

Kjo parti i ka formuar edhe ekipet që do të punojnë në terren.

Këtë e ka bërë të ditur sot deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo përmes një postimi në Facebook ku ia ka bashkangjitur edhe një fotografi shkruan: “Ekipet që i garantojnë fitore PDK-së!

Në këtë fotografi shihen disa të rinj para kompjuterëve, të cilët duket se po mbledhin të dhëna. Për çfarë të dhënash bëhet fjalë, këtë nuk mund ta themi me saktësi. Ndoshta ndonjë regjistër i votuesve? /Ballkani.info/

loading…