Gjykata Speciale

PDK i quan fushatë përndjekjeje aksionet e Speciales, kërkon që të ndalen

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka shprehur shqetësimin e këtij subjekti politik lidhur me aksionet e fundit të Dhomave të Specializuara.

Ai i ka quajtur ndalimet e fundit si fushatë e përndjekjes nga Gjykata Speciale dhe ka kërkuar që ato të ndalen.

“shqetësuese bastisjet dhe ndalimet e ish-zyrtarëve shtetërorë dhe të partisë, Sami Lushtaku Sylejman Selimi e Hajredin Kuçi. Kjo fushatë e përndjekjes shpërfaq dështimin e DhSK-së për të argumentuar me pretendimet e tyre në akuza, gjatë seancave gjyqësore”, është shprehur Gruda.

“PDK kërkon që të ndalet kjo fushatë e përndjekjes dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit të cilin ua ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

VIDEO BONUS: Limaj: Kuvendi cirk me njerëz të padijshëm – Koalicioni me AAK-në derë e hapur për qytetarët