PDK e “analistëve”, lideri i kësaj partie me postim të sponzorizuar për Ardian Kastratin

Ditëve të fundit PDK-ja është përforcuar me dy emra të rinj, së pari ishte analisti Faton Abdullahu që aderoi në partinë e udhëhequr nga Enver Hoxhaj.

E dje u prezantua edhe analisti tjetër, Ardian Kastrati, transmeton Ballkani.info.

Kreu i kësaj partie, Enver Hoxhaj si duket i ka dhënë mbështetje të fortë dy të sapo aderuarve, madje një nga postimet e tij që prezantoi “transferin” më të ri (Kastratin), është paguar për të u prezantuar sa më shume në opinion.

PDK-ja garon në zgjedhje pas problemeve të shumta që ia shkaktoi Specialja, me marrjen e liderit, Kadri Veseli e themeluesit të kësaj partie, Hashim Thaçi.

Zgjedhjet PDK-në e gjejnë pas më shumë se një viti opozitë, për herë që nga viti 2007./Ballkani.info/