Lulzim Basha

PD, protesta e radhës kombëtare më 13 prill

Kryetari i Partisë Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të shtune krerët e degëve në seli, për të diskutuar mbi datën e protestës së radhës.

Kolegji i Kryetarëve të PD-së vendosi që protesta e madhe të zhvillohet më 13 prill, ndërkohë që të tjera më të vogla do të vijojnë të zhvillohen sa herë që të ketë seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Pavarësisht se kryeministri Rama ofroi sot një zgjidhje sipas mënyrës së tij për krizën politike në vend, të shkaktuar nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, zyrtarë të PD-së me në krye Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi e refuzuan menjëherë atë.

Kështu, të enjten e javës që vjen do të ketë një protestë paralelisht me seancën parlamentare.