PD propozon rezolutë për Kosovën

Partia Demokratike i ka propozuar sot rezolutë për Kosovën ku i kërkon qeverisë shqiptare të përdorë të gjithë mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të Kombeve të Bashkuara dhe të bëhet anëtare e saj.

PD kërkon nga qeveria shqiptare të ushtrojë influencën e saj që Bashkimi Evropian të finalizojë marrëveshjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërmarrjen e një diplomacie aktive për të bindur vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën, e cila ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendeve anëtare.

PD po ashtu i kërkon Qeverisë shqiptare të influencojë nëpërmjet anëtarësisë në NATO që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politik midis Kosovës dhe NATO-s duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që Kosova të bëhet vend anëtar në Partneritetin Për Paqen dhe të hapet rruga për anëtarësimin e saj në NATO.