kryebashkiaku

PD, kusht dosjen “339”: Arrestimi i Dakos, i panegociueshëm

Arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit është kërkesë e panegociueshme për demokratët. Gent Strazimiri nga foltorja e partisë, e cilësoi dosjen 339 si radiografinë e pushtetit, i cili nxjerr në pah sipas tij, lidhjet e qeverisë me krimin.

“Zbardhja deri në fund e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen 339 është e panegociueshme dhe arrestimi i Vangjush Dakos si ndërlidhësi dhe “hallezgjidhësi” i bandave në këmbim të votës është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent në këtë drejtim”, tha Strazimiri.

Për, demokratët moszbardhja e dosjes hetimore për Vangjush Dakon është provë e kapjes së Prokurorisë.
“Çdo ditë bllokim i Dosjes 339 është një provë e delegjitimimit të mëtejshëm të një prokurorie nën thundrën e një qeverie ilegjitime, që sot është në pushtet vetëm për shkak të ‘gjushëve’, anëtarë të bandave të trafikut ndërkombëtar”, u shpreh Strazimiri.

Arrestimi i kryebashkiakut te majte, sipas opozitarëve është i hap i domosdoshëm për të vërtetuar se në Shqipëri do të ketë drejtësi të pavarur.