Ata nuk janë policë, as punonjës komunalë, por “patulla e re myslimane” – lloji i parë i tillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Patrulla myslimave” bashkëpunon me policinë, në mënyrë që së bashku të ndihmojnë fqinjtë e tyre që të jenë “miqësor” ndaj myslimanëve.
Ideator i këtij projekti vullnetar, i cili vepron me 30 anëtarë, është migranit nga Jemeni, i cili jeton në SHBA, transmeton Ballkani.info.

Qëllimi kryesor i “MCP – Muslim Community Patrol” është që të jetë “vesh e sy” për bashkësinë myslimane në Bruklin.
Për shkak të uniformës dhe automjeteve të pajisura me boria dhe shenja të cilat i ngjajnë policisë, njerëzit lehtë mund të shqetësohen.
Megjithatë, këto “policë” patrullojnë të paarmatosur dhe nuk kanë përgjegjësi policore.
Në vend të kësaj, grupi njoftimet i bën përmes radio stacioneve për policinë në rast se vërejnë që diçka nuk po shkon dhe se policia është e nevojshme të përdorë forcën.
Patrulla është themeluar si përgjigje ndaj shqetësimeve për shkak të islamofobisë. Ata ofrojnë edhe këshillime, i ushqejnë të pastrehët dhe marrin pjesë në projekte tjera në bashkësi. /Ballkani.info/







