Kreu i Departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme të Kishës të Patriarkanës së Moskës, Mitropoliti Antoniy Sevrjuk i Volokolamit dhe kryeprifti Nikolai Balashov, këshilltar i patriarkut rus Kirill Gundyaev – qëndruan në Serbi.
Në njoftimin e Kishës së Serbisë (KSHS), theksohet se Patriarku serb Porfirije, së bashku me eminencën e tij peshkopin e Baçkës Irinej, anëtar i Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, u prit në gjykatën patriarkale në Beograd.
“Në një bisedë të përzemërt dhe kuptimplotë u theksua kënaqësia e ndërsjellë për bashkëpunimin vëllazëror të dy kishave dhe dy popujve të të njëjtit besim.
Ata i kushtuan vëmendje të veçantë tejkalimit të sfidave me të cilat përballet Kisha Ortodokse.
Nuk specifikohet saktësisht se për çfarë lloj “sfidash” bëhet fjalë.
Në njoftimet speciale të Patriarkanës së Moskës, rusët janë disi më të detajuar. Ata thonë se Sevrjuk dhe Balashov kanë mbërritur për një “vizitë pune” nga 4 deri më 6 mars, dhe “me bekimin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut të Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill dhe me FTESË të Shenjtërisë së Tij Patriarkut Porfir të Serbisë”.
Ata folën për “çështjet e marrëdhënieve ruso-serbe dhe rolin e Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe në forcimin e tyre”.
Më pas, thonë se delegacioni i Patriarkanës së Moskës është pritur nga ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, Nikola Selakoviq.
“Me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiq, në sallën e Patriarkanës, Selakoviq i dorëzoi kryepriftit Balash Urdhrin e flamurit serb të shkallës së dytë – “për merita personale në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Federatës Ruse”.
Delegacioni i Patriarkanës së Moskës mëngjesin e sotëm e përfundoi vizitën në Serbi. /AntenaM
VIDEO BONUS: Kush jemi ne? Ushtria e Kosovës







