Patologu Nazim Qehaja i ka shkruar një letër publike ministrit të Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifit.

Qehaja përmes letrës i ka dhënë disa rekomandime kryesore për rregullimin e gjendjes së shendetësisë në vend.

Patologu thotë se sigurimin shëndetësor dhe ndalja e punës paralele të mjekëve në publik e privat janë dy hapat e parë.

“E para: Ta jetësoni Sigurimin shëndetësor dhe e dyta: Ta ndërpreni punën e mjekëve dhe të punëtorëve tjerë shëndetësor, njëkohësisht në dy shërbimet – Publike dhe Private. Arsyet janë të shumta. Disa më të rëndësishmet: E para: Do të ndërpritet korrupcioni, keqtrajtimi, tregëtimi me shëndetin, keqpërdorimi i mjeteve dhe terapisë dhe diferencat sociale ekstreme!”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi: