Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Marec të Prishtinës.
Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 20-gëzhoja të armës automatike AK-47, dhe 41-gëzhoja të pistoletës.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Fsh. Marec, Prishtinë 09.07.2022-NN. Njësitet policore pas pranimit të informatës se me datën e cekur pas faljes së namazit të Kurban-Bajramit ka pasur të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 20-gëzhoja të armës automatike AK-47, dhe 41-gëzhoja të pistoletës”, thuhet në raportin e PK-së
Sipas policisë lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Ballkani.info/







