Pati probleme në shtëpi, një vajzë kosovare hidhet nga kati i dytë – po hetohet familja

Pas një mosmarrëveshjeje me familjarët e saj një vajzë 19 vjeçare nga Kamenica, mbrëmë rreth mesnatës ka tentuar të vetëvritet duke kërcyer nga kati u dytë i shtëpisë së saj.

Ajo ka marrë lëndime trupore, për çka fillimisht është dërguar në QKMF në Kamenicë, prej ku për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në Emergjencën e Gjilanit, për t’u transferuar më pas në QKUK në Prishtinë.

Rasti është iniciuar si shtytje në vetëvrasje.