“Pata fatin e atyre edhe unë”, Rozana Radi tregon arsyen përse u largua nga “Portokalli”

Rozana Radi është një nga këngëtaret dhe moderatoret më të ndjekura shqiptare, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku publikon foto e video të ndryshme.

Së fundmi, Rozana i është përgjigjur pyetjeve të disa prej fansave të saj, ku njëri prej tyre e ka pyetur atë se përse nuk prezanton “Portokallin”, ndërsa në përgjigjen e saj, Rozana ka treguar se dikur ka qenë pjesë e saj, por për fat të mirë nuk është më.

“Kur përfundova Akademinë e Arteve bëra konkursin për të qenë aktore në ‘Portokalli’ dhe kam qenë pjesë e Portokallisë dikur. E kam provuar dikur. Por siç keni dëgjuar dhe nga aktorët e tjerë që janë larguar dhe unë pata fatin e tyre. E kam shijuar kohën pranë miqve të mi aktorë, por fryma që sillte dikush dhe energjinë që jepte, flas për ata që punonin pas kuintave, ma prishi atë dëshirë për të vazhduar”, ka thënë Rozana./Ballkani.info