Pasuria e kandidatëve të Podujevës, Bulliqi më i pasuri me shumë vende pune, Fetahu me shumë borxhe, e Rudari me pak prona

Qytetarët e Podujevës, do t’iu drejtohen kutive të votimit më 15 mars, për ta zgjedhur të parin e komunës, që garojnë nga tri parti politike, LDK, VV dhe PDK.

Por sa kanë pasuri kandidatët e këtyre tri partive, Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i VV, dhe Naim Fetahu i PDK-së, Ballkani.info ua ka analizuar të ardhurat mujore, pasurin dhe pronat që i posedojnë.

Nga tre kandidaët më i pasuri po del të jetë Shpejtim Bulliqi, që e braktisi LDK-në për VV-në, dhe po garon për herë të parë për kryetar të kësaj komune.

Bulliqi që vjen nga fshati Lluga i Podujevës, që është edhe profesor i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, ka më së shumti të ardhura mujore dhe vjetore.

Në vitin 2017, kur edhe ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, Bulliqi ka deklaruar të ardhura vjetore 44 mijë e 800 euro, raporton Ballkani.info.

Bulliqi në vitin 2017 kishte deklaruar pagën vjetore në Kuvendin e Kosovës prej 23 mijë e 770, në honorar dhe komisione nga UP kishte deklaruar 14 mijë e 630 euro, nga ligjërimi ne kolegjin AAB kishte deklaruar 4 mijë e 747 euro dhe 1 mijë 686 euro nga komisionet në MASHT. Në total brenda vitit Bulliqi kishte realizuar në hyra prej 44 mijë e 800 eurove.

Ndërsa bashkëshortja e Bulliqit ka të hyra vjetore prej 4 mijë e 542 euro nga puna e saj në QKMF-në e Podujevës.

Bulliqi ka deklauar një shtëpi në vlerë prej 25 mijë eurove, tokën prej 30 mijë eurove, banesën në vlerë prej 56 mijë eurove dhe dy vetura.

Pas Bulliqit me pasuri peshon ish-deputeti i PDK-së, Naim Fetahu.

Fetahu në deklarimin e pasurisë më 2019 kishte deklaruar se mban dy puna, një si këshilltar politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe njërën në kolegjin Fama.

Të ardhurat nga Kuvendi nuk i ka deklauar, vetëm nga kolegji Fama në vlerë prej 1 mijë eurove. Fetahu ka obligime financiare ndaj banjave dhe personave në vlerë prej 195 mijë eurove. Fetahu ka 130 mijë euro tokë dhe mal të deklaruar dhe dy shtëpi njëra 35 mijë dhe tjetra 70 mijë euro.

Ndërsa i treti për nga pesha e pasurisë është Nexhmi Rudari. Rudari që mban postin e nënkryetarit të Komunës së Podujevës, e që po garon sërish për të parin mban dy vende pune. Ai të ardhura mujore ka deklaruar 10 mijë euro nga Komuna e Podujevës dhe 720 euro nga Kolegji Globus në formë honorari. Rudari ka një veturë pasat të deklaruar në vlerë prej 3 mijë e 500 euro, 20 mijë euro tokë dhe shtëpi në vlerë prej 85 mijë eurove. /Ballkani.info/

Pasuria e Shpejtim Bulliqit, kandidat i LVV-së:

Pasuria e Nexhmi Rudarit, kandidat i LDK-së:

Pasuria e Naim Fetahut, kandidat i PDK-së: