Pasuria e Hajdar Beqës i afrohet 1 milionshit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion del të jetë shumë i pasur e gati milioner.

Beqa ka deklaruar pasuri të paluajtshme një banesë 78 metra katrorë në vlerë prej 78 mijë euro, shtëpi dhe 1 hektar truall në vlerë prej 250 mijë euro, pastaj truall tjetër prej 4 ari sipërfaqe por në vlerë prej 300 mijë euro.

Deputeti Beqa ka në pronësi tokë të pyllëzuar prej 3 ari në vlerë prej 150 mijë euro, banesë 103 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë euro të cilën e ka përfituar nga shitja e truallit në vitin 2012.

Një tjetër truall me sipërfaqe 4.50 ari, Beqa e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes në vlerë prej 12 mijë euro, të cilin e ka përfituar nga shitja e veturës BMW X5 prej 8 mijë e 100 euro dhe 3 mijë e 900 euro nga kursimet e bashkëshortes.

Pasuri të luajtshme, deputeti i PDK-së ka deklaruar veturë Touareg në vlerë prej 22 mijë e 500 euro të cilën e ka blerë nga shitja e veturës Golf 7 dhe 7 mijë e 500 euro kursime dhe veturën Renault Captur në vlerë 20 mijë e 200 euro të cilën e ka blerë në vitin 2016 të dy këto në pronësi të tij.

Beqa ka deklaruar para të gatshme në emër të bashkëshortes 6 mijë euro dhe 8 mijë euro para të gatshme në emër të tij.

Të hyra vjetore Hajdar Beqa ka listuar pagën nga Kuvendi i Kosovës në vlerën prej 27 mijë e 895 euro e 23 cent, mëditje nga Kuvendi 421 euro dhe pagën vjetore si invalid i luftës prej 2 mijë e 700 euro.

Beqa ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore rreth 14 mijë euro. Thotë se gruaja e tij merr 400 euro në muaj nga qiraja, e që sipas Beqajt kjo shumë për tërë vitin arrin shumën e 1 mijë e 600 euro.