Pasuria e Aleksandër Lumezit

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka dy banesa dhe një shtëpi.

Kështu se paku figurojnë të dhënat që vet Lumezi i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Të dy banesat që i ka deklaruar njëren 79 metra katrorë e tjetrën 45 metra katorë arrijnë vlerën e 200 mijë eurove.

Përveç tyre, Lumezi posedon edhe një shtëpi 268 metra katrorë, vlera e të cilës është hiq më pak se 220 mijë euro.

Paga nga Prokuroria, Bordet dhe Komisioni për provimin e Jurispodences, Lumezit i sigurojnë të ardhura vjetore që kapin shifrën e 40 mijë eurove.

Meditjet, ushqimi, akomodimi dhe biletat nga udhëtimet zyrtare Aleksandër Lumezi ka dekalruar se nga buxheti i shtetit ka shpenzuar 2,477 euro.

Nga qiraja ka treguar se përfiton 8 mijë euro.

Para të gatshme kryprokurori i shtetit në llogari bankare posedon 36,739.00 euro, përderisa sa bashkëshortja e tij ka 11,283.00 euro.

Lumezi nga shitja e pesë pikturave ka përfituar 15 mijë euro.