Pasojat nga tërmeti i frikshëm / Deri tani 33 të plagosur në Spitalin Ushtarak

Në spitalin Ushtarak janë shtruar 33 persona të plagosur nga pasojat e tërmetit. Fatmirësisht, askush nuk ka humbur jetën.

Ky është raportimi më i fundit nga pasojat e tërmetit në kryeqytet.

Të gjithë të plagosurit janë nga zona Durrës-Tiranë. Tërmeti 5.8 shkallë Rihter që goditi Shqipërinë është më i forti i 30 viteve të fundit dhe e pati epiqendrën tek Kepi i Rodonit.

loading…