“Paske qenë më e zezë se Ana 1”

Prej disa kohësh ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipja, ka bërë postime të ndryshme në rrjetet sociale ku thoshte se lidhja e Teas dhe e Andit nuk ishte e vërtetë. Madje ajo tregoi se Tea në fakt është duke shijuar një lidhje dashurie me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart.

E teksa Tea e mohoi një gjë të tillë, një ditë më parë u publikuan foto e video ku dolën fjalët e Shqipes. Menjëherë bënë bujë imazhet ku Tea dhe Bearti shfaqeshin duke u puthur në buzë, e sigurisht që reagimet kanë qenë të shumta.

Teksa Tea deri tani ka vendosur që të qëndrojë në heshtje dhe të mos komentojë aspak këto foto, ku Bearti e pranoi lidhjen, ndjekësit kanë “vërshuar” me komente negative ndaj saj.

Në foton e fundit të Teas të publikuar në “Instagram”, ku ka pozuar krahë Andit, në natën e fundit në “Për’Puthen Prime” pasi ata vendosën të dalin prej aty për t’u njohur më tepër me njëri-tjetrin jashtë, janë me mijëra komente.

“Harram e paçi kohën që ju kemi kushtuar. Gënjeve një popull, si nuk të vjen turp? Turp të të vijë, mashtruese. Sa false paske qenë. Po tani hiqi këto foto, se turp. Moj fëlliqësirë, këtej luaje rolin e çikës së mirë në emision, paske qenë më e zezë se Ana 1”, janë vetëm disa nga komentet negative që gjenden te kjo foto.

Image