Arbër Pajaziti

Pasivizimi i adresave, Pajaziti: Qytetarët që jetojnë në Kosovë, ta vizitojnë më shpesh Luginën

Në Komunën e Bujanocit janë pasivizuar mbi 2000 adresa, ndërsa që ky proces viteve të fundit, sipas kryetarit të zgjedhur të kësaj komune, Arbër Pajaziti është më i theksuar.

Ai ka thënë se pasivizimi i adresave ka pasoja të mëdha për qytetarët, pasi po humbin drejtën e pensionit, trashëgimisë.

“Pasivizimi i adresave është shumë i theksuar në vitet e fundit, vetëm në Bujanoc janë mbi 2000 mijë raste .Kemi njerëz që kanë punuar 30 vite në luginë, 10 vitet e fundit për shkak të pamundësisë për të punuar kanë ardhur në Kosovë dhe sot nuk e gëzojnë as drejtën e pensionit”, ka thënë ai në emisonin “Këndi i Debatit në Tëvë 1.

Sipas tij, nëse një qytetar brenda 40 ditëve nuk kalon në pikat kufitare, policia bënë kontrolle herë pas here dhe nëse nuk i gjen aty, pasivizon adresat.

Por, sipas tij, kjo vlen vetëm për shqiptarët.

Për këtë ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë t’i vizitojnë më shpesh të afërmit e tyre dhe pronat që i kanë në Luginën e Preshevës.

“Ju bëjë apel qytetarëve që jetojnë në Kosovës të vijnë më shpesh atje, të vizitojnë të afërmit e vet, pronat e veta, sepse po shikohen shumë këto gjëra”, ka thënë ai.