Vatër Hyseni

Pasioni për saldimin që thyen paragjykimet, njihuni me 24-vjeçaren nga Ferizaj që ka zgjedhur këtë profesion

Saldimi nuk është aspak punë e zakonshme për gratë në Kosovë. Por, Vatër Hyseni, nga Ferizaj, e ka zgjedhur pikërisht këtë profesion. Ajo është inxhiniere e mekatronikës, ndërsa saldimin e ka pasion.

Me punën e saj në një fabrikë veglash, por edhe në punishtet e miqve, ajo thyen paragjykimet se saldimi është profesion vetëm për burra. Ajo saldon punime të zakonshme, por edhe artistike.