kampusi

Pasiguri për qytetarët, oborri i Fakultetit Filologjik pa ndriçim

Kur errësira mbulon kampusin e Universitetit të Prishtinës pak kush guxon të kalojë kah kampusi.

Në të kaluarën kanë ndodhur vjedhje ndaj qytetarëve që kane kaluar kah kampusi i UP-së, raporton Ballkani.info.

Brenda kësaj hapësire nuk ka ndriçim, duke krijuar vështirësi për ecje duke pasur parasysh që gjatë ditës kampusi është shumë i frekuentuar.

Një foto shqetësuese ku shihet oborri i Fakultetit Filologjik i mbuluar nga errësira.

Ende nuk ështe marrë ndonjë vendim nga institucionet përgjegjëse për ta ndriçuar kampusin e Universitetit të Prishtinës. /Ballkani.info/