Drilon Zyba i cili është djali i axhës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka dalë sot në sheshin e Suharekës duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve për të kërkuar zgjedhje të reja. Zyba ishte rehatuar në Ministrinë të cilën e udhëhiqte Rozeta Hajdari.
Qeveria Kurti e kishte ndjekur politikën e njëjtë si qeveritë e kaluara, duke bërë punësime familjare dhe reahtime të militantëve partiak.
Punësim dhe rehati kishte gjetur edhe djali i axhës së deputetit të VV’së Salih Zybës, Driloni. Ai ishte punësuar si asistent i Rozeta Hajdarit, në ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Pas rrëzimit të Qeverisë, Drilon Zyba ka mbetur pa punë dhe tash është fokusuar që të dalë dhe të mbledh nënshkrime për peticionin e zgjedhjeve.
Zyba i cili vjen nga Bukoshi i Suharekës, sot është parë në një tendë në sheshin ‘Fadil Vata’ në qytetin e tij duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve.

Është dega e LVV’së në Suharekë që ka publikuar fotografi të tij dhe ka njoftuar se janë duke u mbledhur edhe aty nënshkrime për peticion.
”Në Therandë është duke vazhduar peticioni me kërkesën për zgjedhje të reja, sot jemi vendosur tek sheshi Fadil Vatas”, thuhet në njoftimin e tyre.







