Pasi u gjobit nga policia, Xhavit Haliti mbanë maskën në Komisionin Parlamentar
Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është shfaqur me maskë sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku po raporton ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.
Haliti mëherët është gjobitur nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës gjatë kohës kur po shkonte në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi është përplasur me Xhavit Halitin lidhur me fondacionet Rockfeller dhe Vendlindja Thërre.
Abazi ka kërkuar nga Haliti që ta përfundojë fjalën e tij, e që më pas deputeti i PDK-së ka reaguar duke ia fikur mikrofonin, Abazit.