Pasi u fotografua me ‘këmbë përpjetë’ afër Ministrit Vitia, Këshilltarja e Kurtit mbyllë Instagramin

Pasi dje e bëri një gjest të ulët në zyrë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, sot Furtuna Sheremeti, këshilltare e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.

Pikërisht në këtë rrjet social, Sheremeti mbrëmë publikoi një fotografi ku shihet me këmbën e ngritur lartë, teksa pas saj, qëndron Ministri Vitia.

E njëjta në fotografinë që e postoi vet, shihej në sallën e konferencave në MSH, institucionin më të përfolur këtyre ditëve.

Këshilltarja e Jashtme Juridike e Kryeministrit u kritikua shumë për këtë gjest të pahijshëm, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkaq, pas kritikave që iu bënë, e njëjta siç duket ka vendosur ta mbyllë llogarinë e saj në Instagram, ende nuk dihet përkohësisht apo plotësisht.

Kujtojmë se Sheremeti gjatë kësaj kohe po qëndron afër kryeministrit në detyrë Kurti dhe ministrit Arben Vitia, madje ajo para pak dite tha se vendosja e orës policore nga Qeveri Kurti nuk përbente shkelje kushtetuese.

E që siç dihet publikisht doli e kundërta, Qeveria Kurti kishte shkelur Kushtetutën sipas një aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.