Pasi u dënua me 6 vjet burg, Fjolla Morina bën veprimin që nuk pritej

Sot qarkulloi lajmi se këngëtarja është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit.

Këtë e ka bërë të ditur avokatja e saj, Aurora Gusta, duke theksuar se vendimi do të ankimohet.

Megjithatë, artistja shqiptare ka befasuar me veprimin e saj së fundi pas lajmeve se dënohet me burg për armë-mbajtje pa leje.

Ajo është kapur me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua ditë më parë në Maldive.

Sidoqoftë, këngëtarja ka publikuar një fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram nga pushimet në Maldive në mesin e lajmeve se ka përfunduar në burg si pasojë e një veprimi të kundërligjshëm.

E veshur me bikini me ngjyrë të kaltër, 41 vjeçarja ka theksuar linjat e saj trupore duke shijuar në maksimum jetën atje.

Mbishkrimit të fotografisë i ka vendosur një emotikon teksa mori komente të shumta nga ndjekësit.