Pasi u akuzua për korrupsion, ish-zëvendësministri thotë se “Kam harru me raportu pasurinë”

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj.

Zefaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Lidhur me këtë ka reaguar Zefaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai tha se e ka raportuarë pasurinë disa ditë me vonesë, sepse ka harruar, shkruan Insajderi.

“E kam raportu pasurinё por me disa ditё vonesё. Kam raportu pasi qё AKK ma ka rikujtu! Harresa ka ndodhur sepse e kam pёrfunduar mandatin e zv.ministrit nё muajin Mars, pikёrisht nё muajin kur edhe duhet tё raportohet pasuria”, shkroi ai.

Zefaj më tej shtoi se nuk ka pasur rritje të pasurisë, por vetëm që iu është zvogluar.

“Nё raportimin e pasurisё qё e kam ba nuk ka asnjё rritje tё pasurisё, bile vetёm ёshtё zvogluar. Kjo tregon se nuk kam pasur asnjё arsye me fsheh pasurinё”, shkroi Zefaj.

Postimi i plotë: