Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt, duke i thënë se ndërrimin e partive nuk e ka problem tash, meqë sipas tij, zor është vetëm hera e parë.
Kjo e ka nxitur të kundër-reagoi Molliqaj, i cili ka thënë se Konjufca ka qenë edhe anëtar i PDK-së edhe i AAK-së.
“Meqënëse flet për ektikë, guxim dhe moral, unë e ftoj me marrë përgjegjësi, e jo mu mshef si shefi i tij. Kallxo qysh ke qenë anëtar i SHIK-ut për 1 vit të plotë”, ka thënë Molliqaj, raporton Ballkani.info.
“Këtë e kam marrë vesh dy javë para se me dalë prej Vetëvendosjes. 1 vit ka qenë në SHIK. Glauku le ta merr guximin dhe le të kallxon qysh ka qenë në SHIK, atëherë nuk ka qenë në VV”, ka thënë Molliqaj.


Pas këtij debati, Molliqaj është parë duke folur me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Aktualisht në Kuvend po diskutohet për ligjin për Dialogun me Serbinë dhe kjo ka shkaktuar përplasje të ashpra si pozitë-opozitë po ashtu edhe opozitë-opozitë. /Ballkani.info/







