Pasi “s’pastroi” disa konsuj, Konjufca shprehet mirënjohes ndaj një shteti

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje të lartë për qeverinë dhe popullin e Xhamajkës për njohjen e Republikës së Kosovës.

Tutje, ai shtoi se Kosova do të përcjellë gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

” Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë.”, ka shkruar Konjufca.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lajmëroi sonte se Xhamajka është shteti i 117-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.