Pasi shpëtoi nga kampi i “ferrit” në Siri, vogëlushi Alvin Berisha shfaqet shumë i lumtur në Instagram

Pasi shpëtoi nga kampi i “ferrit” në Siri, vogëlushi Alvin Berisha po jeton i qetë me babanë dhe motrat e tij. Në fytyrë nuk duket më ai trishtimi dhe dhimbje që e kishte pushtuar përgjatë 5 viteve në kampin “Al Hawl”.

I rrethuar nga dashuria e familjes dhe njerëzve të afërm, Alvini po përpiqet të harrojë të gjitha momentet e makthit që përjetoi në “ferr”.

Në fotot e publikuara në “Instagram-in” e tij, vogëlushi shfaqet i qeshur dhe shumë i lumtur. Duket se tashmë, fytyra e vrenjtur e vogëlushit në kampin sirian është vetëm një kujtim i hidhur.