Publicitsti Veton Surroi i ka reaguar analistit nga Amerika Uk Lushit, duke mbrojtur Vjosa Osmanin.

Surroi ka thënë se Osmani është një kryetare që mbron dinjitetin e kosovarëve.

“Në fakt, është një kryetare që ruan dinjitetin e Kuvendit të Kosovës”, i ka shkruar Surroi analistit Lushi.

Analisti nga Amerika Uk Lushi e ka qujatur Kryeparlamentaren Vjosa Osmanin të papërgjegjshme, dhe që ka penguar takimin mes kryeminsitrit dhe presidentit të Kosovës.

Lushi e ka quajtur Vjosa Osmanin si fatkeqësi e LDK’së dhe të Kosovës.

“Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK’së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë”, ka shkruar Lushi në Facebook.