Analisti

Pasi që dështoi edhe në Ligën e Parë, analisti Ismet Munishi thotë se vlen sa 4 trajnerë dhe e “refuzon” Lirinë

Ismet Munishi ka reaguar në lidhje me lajmet që e lidhnin atë me marrjen e drejtimit të skuadrës së Lirisë.

Ekipi prizrenas doli me deklaratë, duke thënë se nuk kanë marrëveshje me asnjë trajner, por janë në bisedime me 3-4 të tillë.

E Munishi ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke thënë se vlen fiks sa katër trajnerë dhe se tha që ai nuk është trajner i konkurseve.

Ai tha se do të vazhdojë si analist.

“Njoftoj opinionin publik se unë Ismet Munishi vlej fiks sa 4 trajnerë. Respekte per klubin e madh Fc Liria dhe tifozet Arpagjikët. Por unë nuk jam trajner i konkurseve. Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë. Respekte”, shkroi Munishi.