Pasi nuk e mori në koalicion, Limaj bën fushatë në bastionin më të madh të PDK-së
Pas dështimit të koalicionit parazgjedhor me PDK-në, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj sonte ka qëndruar Llapushë të Drenicës, në bastionin e PDK-së.
Postimi i plotë i Limajt:
Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë! 🇦🇱🇽🇰
Projektit tonë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare sonte i dhanë mbështetje të madhe bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Llapushnik të Drenasit dhe në Panorc e Rud të Malishevës.
Strukturat tona në këto lokalitete u zotuan që këtë frymë patriotike më mbështet fuqishëm në mënyrë që të mos lejohet të bëhet dëm i pariparushëm për vendin.
Njerëzit e mirë anekënd Kosovës po bashkohen rreth këtij projekti si të domosdoshëm për vendin dhe i cili nuk lejon cenimin e vlerave tona kombëtare.
Me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe strukturat tona në këto zona do të jemi edhe më të fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.