Pasi ia huqi më herët, Milaim Zeka tash publikon tre emra të VV-së që do t’i drejtojnë ministritë

Pasi sot më herët gjatë ditës ia huqi fort duke thënë se ishte arritur marrëveshja ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, njëherësh kryetari i Partisë Euroatlantike ka publikuar tre emra nga Lëvizja Vetëvendosje i cili tha se po spekulohet që do të udhëheqin tri ministri në Qeverinë e re.

Tre emrat që ka publikuar Zeka në rrjetin e tij social Facebook janë, Albulena Haxhiu, Arben Vitia dhe Besnik Bislimi.

Postimi i tij i plotë:

Deri me tani spekulohet për këta emra te ministrave nga VV-ja

  1. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë
  2. Arben Vitia, shëndetësi
  3. Besnik Bislimi, financa