Pas arrestimit

Pasi ia arrestuan të birin, nëna e Stresit: Kam gati padinë për prishje imazhi

Arkimed Lushaj i njohur për publikun si Stresi ka qenë kryetemë e medieve rozë këto ditë.

Stresi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bandë kriminale.

Nëna e Stresit tha se ai ka bërë gati padinë për gjykatë, për prishje të etikës dhe privatësisë.
“Dje mori masën ‘arrest me burg’.

Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Stresi është arrestuar në një hotel në periferi të Tiranës, ku ishte në shoqëri të një 20 vjeçareje.