Pasi harruan në fillim, Kuvendi mban një minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeth II në mes të seancës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nderuar ikjen në amshim të Mbretëreshës Elizabeth me një minutë heshtje.

Një gjë e tillë erdhi gati 1 orë pas fillimit të seancës, e propozimin e bëri kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha se është e udhës të nderohet me 1 minutë heshtje miken e madhe të Kosovës.

“Të nderuar deputetë, para se të kalojmë në pjesën tjetër, të gjithë u pikëlluam nga ndërrimi jetë i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Konsideroj se është e nevojshme që ta nderojmë këtë mike të madhe e të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar me një minutë heshtje”, tha Konjufca.

“U prehtë në paqe”, tha z.Konjufca.

E pas një minutë heshtje, Kuvendi po vazhdon diskutimet sipas planeve.