Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një vajzë.

Viktima ka deklaruar në polici se i njëjti e ka dhunuar disa herë seksualisht.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dëruar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i policisë:

Mitrovicë 16.08.2020-10:20.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht. I dyshuari është arrestuar  i cili me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.