Fillimi i fushatës elektorale në vendin tonë po karakterizohet me ashpërsim të retorikës politike sidomos nga partia në pushtet.

Ishte zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla e cila në Pejë goditi rëndë Ramush e Daut Haradinajn të cilët i akuzoi se sundonin Pejën me bandat e tyre.

Kjo retorikë e saj ka nxitur reagimin e gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ka publikuar një fotografië të ushtarëve të UÇK nga Brigada “Jusuf Gërvalla” me nënën e Jusuf Gërvallës, nënën Ajshe, gjyshen e Donikës.

Mehmetaj ka thënë se kjo brigadë udhëhiqej nga Ramush e Daut Haradinaj, dhe ajo kujdesej për nënën Ajshe derisa Donika Gërvalla shëtiste sokaqeve të Gjermanisë.

Postimi i plotë:

Banditet e Nones Ajshe…

Kjo ne foto eshte nena e Jusuf Gervalles, gjyshja e Donika Gervalles, e rrethuar nga ushtaret e Brigades 131 “Jusuf Gervalla”.

Brigade kjo qe e udhehoqen Ramush e Daut Haradinaj.

Donika Gervalla dje ne Peje ju tha Ramushit e Dautit se jane bandite qe sundonin Pejen me bandat e tyre.

Por, ne fakt kjo “bande” kujdesej per gjyshen e Donika Gervalles, kur ajo shetiste sokaqeve te Gjermanise.

E shihni o shqiptare te dashur cfare fundrrine eshte Donika Gervalla.

Ikni, largohuni nga keta njerez pa atdhe.