Pasi Basha e përjashtoi nga GP i PD-së, reagon Berisha: Duhej të konsideronte dorëheqjen e tij

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është deklaruar pas largimit nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Ai e ka quajtur vendimin jashtë normave statutore të PD-së.

Ai tha se Basha është nën presion.

“Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elemnetare të një force politike të një shoqërie të lirë, nuk mund ta marr. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka patur, por pavarësisht nga presioni mendoj se herë më parë do të konsideronte dorëheqjen e tij e se sa të dorëzonte sovranitetin e PD. Sovranitetin e PD-së se PD-ja është një institucion i sovranitetit të vendit me aktin që me njoftimin që shpalli zoti Basha”, tha ai në Syri.net.