Atdhetari i njohur, Hektor Beqiri, përmes një postimi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin protestues që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Në mesazhin e tij, Beqiri citon shprehjen: “Pasha bukën do të shkoja pas tyre nëse do të më thërrisnin edhe për n’atë dynja…”, duke theksuar se e njëjta ndjenjë duhet t’i bashkojë qytetarët edhe sot.
Sipas tij, 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovë – duhet të shënojë jo vetëm festë, por edhe solidaritet me ata që, siç shprehet ai, sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Beqiri e cilëson procesin gjyqësor si të padrejtë dhe maratonik, duke shtuar se “tashmë, kur jemi në metrat e fundit”, qytetarët duhet të jenë bashkë dhe t’i përgjigjen “thirrjes së atdheut pa hezitim”.
Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin protestues në kryeqytet, për, siç thotë, dinjitetin, sakrificën dhe të vërtetën e tyre.
Postimi i plotë:







