Pasardhësit të Muamer Zukorliqit i pengon që boshnjakët e Serbisë po bashkëpunojnë me Kurtin

Partia për Drejtësi dhe Pajtim (SPP), në njoftimin e lëshuar pak ditë më parë, përveç vlerësimit të situatës në Serbi dhe rajon, është marrë edhe me Kosovën.

Kjo parti drejtohet nga Usame Zukorliq, i biri i Muamer Zukorliq, i cili vdiq dy vjet më parë.

Zukorliqit të ri i ka penguar vizita e bashkëkombësit të tij, Sulejman Uglaninit te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Prishtina nuk është vend ku përgjithësisht duhet të zgjidhen çështjet e të drejtave të boshnjakëve në Serbi”, thekson partia e Zukorliqit, duke shtuar se “qëndrimi i tyre për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës është specifik në raport me partitë e shumicës qeverisëse”.

SPP thekson se ata nuk ndërhyjnë në konfliktin serbo-shqiptar, por mbështesin përpjekjet për arritjen e “marrëveshjeve të bazuara në drejtësi dhe për krijimin e kushteve për pajtim afatgjatë, si në mes të popullit serb dhe atij shqiptar, ashtu edhe në Ballkani Perëndimor”.

“Aty ku përfshihemi dhe ngremë zërin është zëri për të drejtat e boshnjakëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e SPP-së dhe dënojnë “insinuatat dashakeqe të Partisë Socialdemokrate të Serbisë (SDPS),  Aleanca serbo-boshnjake (BOSS), Dver-it dhe partisë Zavetnik, e cila dhe presidentin e saj, Usame Zukorliq e lidhin me vizitën e Sulejman Uglaninit dhe Shaip Kamberit te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Një muaj më parë, Zukorliq tha në tryezën e kryeparlamentarit në parlamentin republikan se ata po shqyrtojnë një iniciativë për të formuar një komunitet të komunave boshnjake në Kosovë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se marrëveshja me SDA Sanxhakun tregon se boshnjakët janë të aftë të bashkëpunojnë për interesa jetike, por edhe se në këtë pjesë të Serbisë është në horizont një pasqyrë e re politike. /Ballkani.info/