Pasaporta japoneze më e fuqishmja në botë

E dini cila është pasaporta më e fuqishme me të cilën mund të udhëtoni kudo pa u mërzitur?

Nuk është për t’u çuditur si një nga vendet më të fuqishme ekonomike, pasaporta japoneze është cilësuar si pasaporta më e fuqishme e botës.

Indeksi Henley ka publikuar listën e pasaportave më të fuqishme për vitin 2018.

Duke pasur një pasaportë japoneze, ju mund të udhëtoni pa viza në rreth 190 destinacione.

Në vend të dytë vjen pasaporta e Singaporit, e cila ju lejon të udhëtoni në 189 vende pa pasur nevojë për një vizë.

E sa i përket shteteve evropiane, por edhe në renditjen botërore, vendin e tretë e zë Gjermania dhe duke zotëruar një pasaportë gjermane ju keni mundësi të udhëtoni më shumë, transmeton Ballkani.info.

Më pas renditen edhe Koreja e Jugut dhe Franca. Ju keni mundësinë të udhëtoni në plot 188 shtete me pasaporta të këtyre dy shteteve, pa pasur nevojë për vizë.

Me një pasaportë amerikane dhe britanike ju mund të udhëtoni në 186 destinacione.

Nëse kthehemi në retrospektivë, në vitin 2015 pasaporta amerikane dhe angleze ishin më të fuqishmet, por tashmë renditja është shumë më ndryshe.

Në vend të fundit renditen Iraku dhe Afganistani me pasaportën e të cilave mund të udhëthet pa viza në 30 destinacione.

Sa i përket dy prej shteteve më të fuqishme, përkatësisht Rusisë dhe Kinës, këto janë renditur në vendin 46 dhe 47.

Ky është vlerësim i Indeksit Henley të Pasaportave, i cili rendit pasaportat më të fuqishme bazuar në mundësinë që ato japin të udhëtohet në sa më shumë vende pa pasur nevojë vizë.