Avioni

Pasagjeri fatlum, humbi fluturimin në avionin që u përplas në Indonezi

Një pasagjer i aeroplanit është tejet me fat që ka mbetur gjallë, pasi u vonua për fluturimin e tij për shkak të trafikut.

Bëhet fjale për fluturimin e linjës “Lion Air”, aeroplani i së cils u përplas në deti.

Sony Setiawan, zyrtar në Ministrinë e Financave në Indonezi, do të ishte në mesin e 189 personave në bord të fluturimit JT 610 që u nis nga Jakarta mëngjesin e së hënës.

Mirëpo ai ngeli në Aeroportin Ndërkombëtare Soekarano-Hatta, për shkak të vonesës në trafik, dhe nuk u hipi në Boeing-737.

Disa minuta pas nisjes aeroplani u zhduk nga radari për t’u përplasur më pas në detin Java.

Zyrtarët nuk presin të gjejnë të mbijetuar.

Më pas Setiwan mori një fluturim tjetër për një Pangkal Pinang ku arriti shëndosh e mirë.