Pas zbulimit të kësaj metode shumë pacientë nuk do të kenë nevojë për operacionin në zemër të hapur

Për zëvendësimin e valvulës jo funksionale të zemrës, kardiologët përmes një vrime të hapur vendosin një pjesë të re përmes së cilës rikthejnë funksionin normal të zemrës.

Kjo procedurë e cila shkurt njihet me emrin TAVR, është aplikuar vetëm tek pacientët që janë të vjetër dhe të sëmurë aq shumë saqë nuk mund ta përballojnë një operacion në zemër të hapur. Tani, studimet e fundit kanë treguar që kjo procedurë- TAVR ka të njëjtin efekt edhe tek personat e rinj dhe të shëndetshëm.

Kjo procedurë konsiderohet të jetë më e sigurt dhe me një një rrezik më të ulët të vdekjes apo sulmeve të zemrës. Në operacionet e bëra në zemër të hapur, pacienti përjeton një gjendje më të rënduar psikologjike duke e ditur se ai do t’i nënshtrohet thyerjes së brinjëve dhe zemra e tyre do të ndalohet për disa orë deri sa t’ vendoset valvula e re aortike.

Me anë të procedurës TAVR, prerja e vetme që bëhet është një vrimë e vogël në të cilën vendohet kateteri dhe shumica e pacientëve janë nën efekt të anestezionit të lehtë dhe mund ta marrin veten vetëm brenda disa ditëve.

“Çështja kryesore e doktorëve është se cilët pacientë mund t’i nënshtrohen kësaj procedure dhe cilët jo”, tha doktor Howard Herrman.

Studimet do të publikohen në Revistën e Mjeksisë në Britaninë e Madhe dhe do të prezantohen në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë. Është duke u pritur aprovimi I kësaj metode nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të filluar aplikimi I saj në të gjithë spitalet, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

“Ky zbulim është një arritje e madhe në fushën e kardiologjisë, tha Dr. Michael Mack, doktor i zemrës. Tani e tutje ne do të jemi shumë selektivë në aspektin e zgjedhjes së pacientëve të cilët do t’I nënshtrohen operacionit në zemër të hapur, dhe është e dukshme që tani numri I këtyre pacientëve do të jetë më I vogël”, shtoi ai.

Operacioni në zemër të hapur do të aplikohet ende tek disa pacientë të cilët janë më të shëndetshëm – siç është rasti i atyre të cilët kanë lindur me vetëm dy kënde të valvulës aortike. Metoda TAVR nuk është testuar ende tek pacientët me këtë problem i cili shfaqen më së shumti tek pacientët në moshë të re dhe nuk ka zgjidhje tjetër përpos zëvendësimit të aortës.